EMRI/ Vritet me armë roja në Himarë, u gjet i vdekur në pyll, shoqërohen disa persona

315
Sigal

Një roje në Himarë me emrin Ylli Luçaj është gjetur i pajetë ndërkohë që Policia dyshon se u vra me armë zjarri.

65- vjeçari ishte roje në rrugën e re të Kuçit në Himarë dhe u gjet i vdekur në një pyll mes Qeparoi dhe Kuçit.

Rrethanat janë ende të paqarta por Policia po kreh zonën dhe ka filluar me shoqërimet e personave që kanë dijeni për ngjarjen.

POLICIA NJOFTIMI

Himarë

Më datë 31.05.2020, midis fshatrave Kuç dhe Qeparo, Himarë, në një zonë të pyllëzuar, është gjetur i pajetë shtetasi Y. L., 65 vjeç, banues në fshatin Kuç, i cili punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç, Himarë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisatiatit të Policisë Himarë ku paraprakisht dyshohet se shtetasi Y.L, në rrethana ende të paqarta ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Shërbimet e policisë po krehin zonës si dhe po vijon shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen

Grupi hetimor i përbërë nga specialistë të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë dhe specialistë të Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.