EMRI/ U vra në një atentat mafioz, kujt i përkasin dy makinat e blinduara që u bllokuan në Vlorë

481
Sigal

Policia e Vlorës ka bllokuar dhjetë makina të blinduara gjatë kontrolleve në qytet.

Vendimi për sekuestrimin është marrë sot dhe makinat i përkisnin personazheve të njohura të nëntokës në Vlorë.

Makinat janë bllokuar në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit.

Ndërkohë, abcnews.al mëson nga burime pranë OFL se dy prej makinave të blinduara që janë bllokuar janë kapur në një garazh dhe i përkasin Edison Harizajt. Ky i fundit u vra në një atentat mafioz një vit më parë në Durrës bashkë me shokun e tij.

Gjatë orëve të fundit, policia ka verifikuar rreth 400 mjete në lidhje me dokumentacionin dhe pronësinë në qytetin e Vlorës.