EMRI/ Transportonte emigrantë të paligjshëm dhe gjatë kontrollit në makinë iu gjet dhe kanabis, pranga 37-vjeçarit në Gjirokastër

91
Sigal

Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për dhënie të ndihmës së shtetasve të huaj, kundërt pagesave, për kalimin e paligjshëm të kufirit. Burime zyrtare bënë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Road Guard 60”, u arrestua në flagrancë, duke transportuar 8 emigrantë, shtetasi Roland Arfaj.

Po ashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë që u gjet në këtë automjet. Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Shtëpëz”, duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës, në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë nga vendet MENA, të cilët do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.