EMRI/ Shpërthim me tritol në Shkodër, hidhet në erë lokali i efektivit të policisë

173
Sigal

Një shpërthim me tritol ka tronditur Shkodrën në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje. Lënda eksplozive është vendosur në lokalin e efektivit te policisë së Shkodrës Ndrek Rrasa.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 e 30 minuta ne fshatin Grude e Re. Nga sa mësohet pasi i kane vendosur tritolin lokalit, autorët kanë djegur edhe furgonin e parkuar para lokalit qe ishte ne pronësi të efektivit

Nga shpërthimi nuk ka patur lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkodër/Informacion Paraprak

Rreth orës 02:20, në fshatin Grudë e re, Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse në derën e lokalit të shtetasit N. Rr. 46 vjeç , banues në fshatin Grudë e re, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Shkodër.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale në lokal si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij autobus, i parkuar para lokalit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.