EMRI/ Shisnin drogë për studentët dhe punëtorët e ndërtimit, burg për nëntë anëtarët e bandës, mes tyre edhe një shqiptar

133
Sigal

Gjykata italiane ka dhënë sot vendimin në lidhje me një bandë që operonte në zonën e L’Aquilas.

Mes personave të dënuar si anëtarë të bandës është edhe një shqiptar, Enver Fusha, ndaj të cilit është vendosur 7 vite e 10 muaj heqje lirie.

Përveç shtetasit shqiptar, janë dënuar edhe 9 anëtarë të tjerë të grupit, ndërsa vetëm një prej tyre u shpall i pafajshëm.

Mediat italiane raportojnë e banda u shiste lëndë narkotike kryesisht studentëve dhe punëtorëve të ndërtimit në këtë zonë.

Droga vinte nga Roma dhe Avezzano, ndërsa gjatë operacionit mësohet se janë sekuestruar sasi të mëdha heroine dhe kokaine.