EMRI/ Ndryshime në qeveri, kush është zëvendësministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjetikës

85
Sigal

Këshilli i Ministrave ka marrë sot një sërë vendimesh, ku mes tyre edhe shkarkime dhe emërime në detyrë.

Ami Kozeli është emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e kësaj të mërkure të zhvilluar nga këshilli i ministrave.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të  ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

“Ami Kozeli emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendim.