EMRI-FOTO/ Kush është efektivi i FA që u asfiksua nga zjarri

225
Sigal

Një efektiv ushtrie u raportua gjatë pasdites së sotme se u asfiksua gjatë shuarjes së zjarrit në fshatin Krine të Gjirokastrës. Ushtari u transportua menjëherë në gjendje kritike në spitalin rajonal të Gjirokastrës.

Efektivi i ushtrisë u vizitua gjatë mbrëmjes në spital nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Sipas statusit të publikuar nga ministri Peleshi, gjendja e Edlir Goxhaj është e qëndrueshme, ndërsa vazhdon të jetë nën monitorimin e mjekëve të Spitalit të Gjirokastrës.