Emri/ E rëndë në Berat, 50-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati, dyshohet se…

47
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:40 në Berat, ku një 50-vjeçar është hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Mësohet se viktima Ali Rama i ka dhënë fund jetës, pasi dyshohet se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Njoftimi i policisë:

Berat/ Rreth orës 13:40 në lagjen “Jani Vruho”, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është hedhur nga kati i pestë i një pallati, shtetasi Ali Rama, 50 vjeç, i cili për pasojë, ka humbur jetën.

Nga deklarimet e familjarëve shtetasi A.R, prej disa kohësh vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.