Atentati i ndodhur një ditë më parë në Vlorë, ku humbi jetën një 26 vjeçar duket se akoma nuk ka asnjë detaj në lidhje me autorët e kësaj ngjarje.
26 vjeçari Kristian Breshanaj është vrarë në derën e shtëpisë, ndaj tij është qëlluar me dhjetë plumba prej të cilëve pesë kanë depërtuar në trupin e të riut.
Pista kryesore e hetimeve është jeta dhe aktiviteti i tij në Belgjikë.
Deri më tani burime nga policia kanë bërë me dije se nga provat e mbledhura nga vendi i ngjarjes dyshohet se kanë qenë dy persona të cilët në momentin që është djegur automjeti, më pas janë larguar me një tjetër automjet të ndihmuar nga persona të tjerë.
Policia mendon se bëhet fjalë për një atentat të mirorganizuar, ajo ka sekuestruar të gjithë kamerat e sigurisë së zonës përreth për të zbuluar më shumë në lidhje me këtë ngjarje.