Emri/ Aksident në Fushë-Krujë, plagoset shoferi

149
Sigal

Një person është plagosur mesditën e kësaj të premteje si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Fushë-Krujë. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00.

Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një bordurë anësore.

“Rreth orës 15:00, në aksin rrugor Fushë-Krujë, një automjet me drejtuesin shtetasin G. R., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur rrethues, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.