EMRAT/ Sot zgjedhjet për kreun e PD në Roskovec, kandidatët që do të garojnë

118
Sigal

Ashtu si në shumë qarqe të tjera, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ka bërë me dije se ditën e sotme po zhvillohen zgjedhjet për kryetar dege të PD Roskovec.

“Procesi i votimit do të hapet në orën 9.00 e do të mbyllet në orën 17.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar.

Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale”, thuhet në njoftimin e komisionit.

Kandidatët e për Kryetar dege janë:

1.Emeis Xhaxhaj

2.Kevin Cjapi

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD Roskovec të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.