EMRAT/ Sherr në Vorë, plagoset me thikë 24-vjeçari, vëllai ushtarak nxjerr armën e shërbimit dhe….

36
Sigal

Sherr i rëndë me dy të plagosur në Vorë. Një 34-vjeçar ka plagosur me thikë një 24-vjeçar, i cili ishte duke udhëtuar me vëllanë e vetë në makinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:20, në Vorë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pasi Ergest Hoxha plagosi Klejdi Muzhaqin me thikë në krah, vëllai i këtij të fundit, Ermal Muzhaqi, oficer ushtrie, ka nxjerrë armën e shërbimit nga brezi dhe ka plagosur 34-vjeçarin.

Të dy të dëmtuarit janë shoqëruar në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa oficeri është vetëdorëzuar në Polici, së bashku me armën e shërbimit.

NJOFTIMI I POLICISE
Sot rreth orës 12:20, në Vorë, shtetasi E. H., 34 vjeç, ka plagosur me thikë në krah shtetasin K. M., 24 vjeç, banues në Vorë, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin E. M., 27 vjeç, (vëllezër).

Në këto momente, drejtuesi i mjetit, shtetasi E. M., (oficer ushtrie), ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur shtetasin E. H.

Të dy të dëmtuarit janë shoqëruar në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi E. M., është vetëdorëzuar në Polici, së bashku me armën e shërbimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.