EMRAT/ OFL shkon në Lezhë dhe Laç, kërkon deklarimin e pasurisë nga tre persona

89

Ditën e sotme Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurive tre personave në Kurbin e Lezhë.

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Gëzim Çelaj, banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

Arben Prendi, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

Perikli Marku, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”;

Këta individë duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

OFL, 5 qershor

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– G. Ç., banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;
– A. P., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;
– P. M., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.