Emrat/ Kryesia e Partisë së Lirisë zgjedh kryetarët e Komisionit të Shëndetësisë dhe Transportit

144
Sigal

Kryesia e Partisë së Lirisë zgjodhi ditën e djeshme kryetarët e Komisionit të Shëndetësisë dhe Komisionit të Transportit dhe Infrastrukturës.

Në krye të Komisionit të Shëndetësisë u vendos mjeku Artan Distafa, ndërkohë që drejtimin e Komisionit të Transportit dhe Infrastrukturës e Inxhinieri i Transportit Redi Berberi.

NJOFTIMI I PARTISË SË LIRISË

Doktor Artan Distafa, Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë në Partinë e Lirisë.
Dr. Artan Distafa, prej vitit 1993 punon si Mjek Ortoped në Spitalin Universitar të Traumës. Prej vitit 2017 shërben si Shef i Shërbimit të Klinikës Ortopedike nr 3, ndërsa nga viti 2019 ka nisur edhe angazhimin akademik si Pedagog i Jashtëm në Fakultetin e Mjekësisë, departamenti i kirurgjisë.

Dr. Distafa ka mbajtur edhe role drejtuese në shëndetësi, ku në vitet 2013-2017 ka shërbyer si Nën Drejtor Teknik në Spitalin Universitar të Traumës.

Dr. Artan Distafa u diplomua Mjek i Përgjithshëm pranë Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës. Në vitet 1999-2001 kreu gjithashtu Specilizim në kirurgjinë Ortopedike, pranë Spitalit Qendror Ushtarak (Koblenz), në Gjermani.

Në Prill të vitit 2011, ka mbrojtur gradën shkencore Doktor i Shkencave Mjekësore, pranë Fakultetit të Mjekësisë, në Universtetin e Tiranës.

Inxhinieri i Transportit Redi Berberi, Kryetar i Komisionit të Transportit dhe Infrastrukturës në Partinë e Lirisë.

Inxhinieri Berberi, kreu studimet e larta në Universitetin Politeknik të Tiranës, duke u diplomuar në vitin 2004, dega Inxhinieri Ndërtimi, profili Infrastrukturë e Transportit.

Ai nisi shërbimin në Administratë Publike në të njejtin vit, si Shef Sektori në Drejtorinë e Mirëmbajtjes, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

Në vitet 2009-2013, shërbeu si Drejtor i Drejtorisë së Tiranës, pranë Entit Kombëtar të Banesave.

Në vitin 2014 Inxhinier Berberi ka shërbyer si Këshilltar i Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, ndërsa në vitin 2015 është emëruar Drejtor i Drejtorisë së Politikave të Transportit (Detar, Hekurudhor, Rrugor dhe Ajror).

Prej vitit 2018, punon në sektorin privat, si Drejtues Teknik në një kompani projektimi të zhvillimit infrastrukturor.

Inxhinier Redi Berberi ka kryer disa specializime dhe kurse pasuniversitare.

Në vitin 2016 ka marrë Diplomën Ndërkombëtare si Menaxher Programi për Çertifikatën e Kompetencës Profesionale, nga Akademia e Unionit Ndërkombëtar të Rrugëve, në Gjenevë të Zvicrës.

Inxhinier Berberi ka marrë trajnimin në fushën detare me temë “Vende Strehimi për Anijet në rast rreziku”, ofruar nga Agjensia Europiane për Sigurinë Detare, në Lisbonë, Portugali.

Ai gjithashtu ka marrë trajnime të specializuara për Legjislacionin Tatimor në Republikën e Shqipërisë, si edhe për Menaxhimin e Projekteve me Standarte Ndërkombëtare, pranë Qendrës për Edukim Ekonomik dhe Biznes.