EMRAT/ Akuza për kultivim droge, policia arreston dy 55-vjeçarë në Lezhë

176
Sigal

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi akuzohet për kultivim kanabisi.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi Zef Boçi, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ndërkohë, si rezultat i kontrolleve, në vendin e quajtur “Këneta e Balldrenit” është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, shtetasi Gjin Ndoci, 55 vjeç, banues në Kallmet, Lezhë, i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.