Emiljano Shullazi nxirret nga qelia e regjimit “41 Biss”, përfundon në Spital

263
Nën masa të shumta sigurie, Emiljano Shullazi është nxjerrë ditën e sotme nga qelia e posaçme e regjimit “41 Biss” dhe është dërguar për një vizitë mjekësore në QSUT.
Sigal

Shullazi ka shfaqur probleme shëndetësore por për momentin nuk bëhen të ditura më shumë detaje.

Emiljano Shullazi njihet nga drejtësia shqiptare si pjesë e një bande të rrezikshme kriminale dhe akuzohet për disa vepra penale: “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, “Kanosje për shkak të detyrës”, “Shkatërrim prone me eksploziv”, “Grup i strukturuar kriminal” si edhe “Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtor Emiljano Shullazin për “përvetësim pasurie”, “kërcënim”, dhe “grup të strukturuar kriminal” dhe u dënua me 14 vjet burg. Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg.