Emigranti i karantinuar në hotel: Në Gjirokastër 2 mijë lekë sufllaqja, do bëhem vrasës

341
Sigal

Një shqiptar në mesin e 22 personave që po qëndrojnë në hotel në Gjirokastër të karantinuar me detyrim pasi kanë ardhur nga Greqia pasi ishin mbyllur kufijtë, thotë për “Report Tv” se nuk po munden të përballojnë çmimet e ushqimit. “Një sufllaqe në Gjirokastër kushton 200 lekë të rinj”.

Pëllumb Kadiu thekson se ka shkuar në Itali më datë 1 janar pasi një kushëri i tij ishte sëmurë. Prej andej ka shkuar në Greqi ku është karantinuar 14 ditë në karantinë.

“Një të ardhur këtu, më morën me këta më thanë bëj 14 ditë. Unë jam vetë i 4 familjar dhe kam dy fëmijë tek shtëpia dhe gruan dhe unë marr 40 mijë lekë të vjetra asistencë. Ku t’i marr ato lekë, të paguaj hotelit, të ha të pi. Kështu i bie të dal të bëhem vrasës me pagesë a diçka tjetër. Ai i fast food thotë 2 mijë lekë një sufllaqe e një sanduiç”, shprehet Kadiu duke thënë se në kufi është detyruar të paguajë një dokument ku merr përsipër të paguajë shpenzimet e hotelit, pasi ndryshe nuk e lejonin të kalonte kufirin”.