Emigrantët dynden drejt Shqipërisë, 3500 qytetarë hyjnë në portin e Durrësit

279
Sigal

Fluks emigrantësh kanë mbërritur në vendin tonë për tu takuar me familjarët për festat e fundvitit në një kohë kur Italia është mbyllur për të ndaluar përhapjen e sëmundjes.

Sot kanë hyrë në total 3500 persona nga porti i Durrësit, ndërsa 950 qytetarë vijnë vetëm nga Ancona.

Disa thonë për mediat se nuk i është matur temperatura e as nuk i është bërë asnjë kontroll, ndërsa të tjerë thonë se i kanë kërkuar tampon dhe është kryer çdo masë e kërkuar për parandalimin e përhapjes së Covid-19.