Emërohet drejtori i ri i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

659
Sigal

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka emëruar në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Geraldo Durdaj.

Ministri i Drejtësisë ka bërë prezantimin e drejtorit të ri të ATP, i cili zëvendëson në këtë detyrë ish-drejtoreshën Jonida Baçi, e shkarkuar pak muaj më parë.

Durdaj ka punuar së fundmi në Drejtorinë Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë.