Emergjencat civile, BE: Shqipëria ka abuzim fondesh dhe mungesë menaxhimi të dhënash

653
Zjarret e shumta që po përfshijnë Shqipërinë ka krijuar një gjendje të vështirësi dhe pasoja do të jenë të rënda. Ajo që shpesh thuhet në media, pohohet edhe në raportin e fundit të Bashkimit Evropian, sipas të cilit Shqipëria ka mungesë të menaxhimit të të dhënave.
“Ka progres, deri diku, me ministritë e linjës në ngritjen e zyra të informacionit dhe menaxhimit të emergjencave civile, por nuk ka pasur progres në nivel lokal dhe rajonal”, thuhet në raport.
Po kështu në raport vijohet të vihet në pah se kapaciteti i institucioneve për menaxhimin e emergjencave civile është i ulët.
“Kapaciteti institucional dhe bashkëpunimi midis institucioneve të mbikëqyrjes duhet të forcohen për të siguruar veprim të efektshme ndaj situatave të emergjencës”, nënvizohet në raport.
Po ajo që është më e rënda është fakti se Bashkimi Evropian në raportin e vet për Shqipërinë e ka cilësuar sektorin e emergjencave civile, si një nga sektorët ku abuzohet më shumë me fondet publike
“Keqmenaxhimi i fondeve publik lidhet kryesisht me emergjencat civile, pagesën e detyrimeve të prapambetura dhe kontrata punësh publike, furnizime e shërbime”, theksohet në raport.


Sigal