Elda Hoti: Basha të dorëhiqet! Të bashkohemi duke respektuar 6 Marsin

270
Sigal

Nga Elda Hoti

Guximi për të shpresuar, nuk pranon të udhëhiqet nga frika. Do vendimmarrje të guximshme dhe do kurajë për të folur dhe për të vepruar.

NNë këtë situatë të vështirë, që ndodhet sot opozita Shqiptare, secili nga ne duhet të reflektojë dhe duhet të reagojë, për të respektuar votën.

Unë jam deputete që jam votuar me votë preferenciale në qarkun e Lezhës. 6 Marsi ishte një mesazh, për secilin nga ne dhe secili nga ne duhet të kërkoje një ndjese dhe të respektojë demokratet që na kanë votuar.

Fitorja është një zakon, fatkeqësisht dhe humbja është një zakon. Unë gjatë rrugëtimit tim politik, kam bërë beteja për të fituar dhe i kam fituar.

Nuk e meritojnë votuesit e mi që kanë besuar te unë, nuk e  meritojnë demokratët e ndershëm të bëjnë beteja vetëm për të humbur. Koha e humbur vetëm po e përkeqëson jetësën e Shqiptarëve.

Është koha të veprojmë dhe të marrim në dorë fatin e vendit tonë.

Është koha që Lulzim Basha, ta pranojë humbjen, të japë dorëheqjen dhe ti hapë rrugë bashkimit të demokratëve.

Unë sot do të respektoj votën e çdo demokrati, do respektoj rezultatin e 6 Marsit.