Elbasani me tregje dhe prodhime ushqimore të sigurtë

618
Është fakt besueshmërie i plotë, që tashmë Autoriteti Rajonal i Kontrollit Ushqimor në Qarkun e Elbasanit, i drejtuar nga menaxhuesi efiçent Zenun Bullari, prej dy vitesh ka bërë ndryshimin e madh e të shumëpritur në lidhje me prodhimet dhe tregjet e produkteve ushqimore në Elbasan e në krejt qarkun me kujdesin për mallrat që futen në këta qark nga importi dhe zonat e tjera të Shqipërisë, duke i dhënë fund pothuajse plotësisht “tregut të qelbur të rrugës”, tregut ilegal nëpër skuta, tregut në karroceri makinash, tregut të mallrave kontrabandë pa origjinë prodhimi, duke e futur këtë shërbim brenda njësive tregtare dhe duke e organizuar në tregje të hapur publik të përqendruar dhe të veçantë sipas nevojave dhe fluksit të konsumit, por edhe sipas llojit të produkteve e “grup produkteve”, të mbajtur në çdo moment në kontroll të plotë për plotësim standardesh sigurie. 
Tregu në Elbasan/ 2 vjet fizionomi si në vendet e BE, bashkëpunim me pushtetin lokal, siguria nën kontroll
Vlen të theksohet, bashkëpunimi me pushtetin lokal në qytetin e Elbasanit dhe në bashkitë e tjera, të cilët kanë mbështetur me investime, ndërgjegjësim e veprim kontrollues platformën e AKU të Shqipërisë dhe të Drejtorisë Rajonale të AKU në Elbasan, për ndërtim dhe funksionim tregjesh me standarde të plota sigurie, sidomos për tregjet ushqimore periodike “tradicionale” (pazaret) në zonat rurale. Prej dy vitesh, siç shprehen qytetarët dhe drejtuesit e pushtetit lokal të qarkut të Elbasanit, tregjet ushqimore në këtë qark, nën drejtimin e AKU rajonale, janë me një fizionomi të re, kanë ndryshuar totalisht. Janë nën kontroll e me sistem organizmi me standarde tregjet që shesin direkt tek qytetari, tregjet që furnizojnë tregjet në zona dhe prodhimi ushqimor që prodhohet nga fabrikat dhe linjat e përpunimit të produkteve në qarkun e Elbasanit, por edhe ato prodhime e mallra ushqimorë që futen nga importi dhe rrethet e tjerë,. Nën kontroll janë edhe dhomat frigoriferike, tregjet shitjes dhe therjes së bagëtive e shpendëve, komplekset e shpendëve, pikat e grumbullimit të qumështit dhe stabilimentet e përpunimit të qumështit. Sipas kreut të AKU të qarkut Elbasan, zoti Zenun Bullari, prej dy i është dhënë fund tregut të rrugës dhe prodhimeve ilegale nëpër bodrume e bunkerë. Tregjet në Elbasan, prej 2 vitesh nuk janë më “tezga” ku shiten produkte të ndotura e me rrezik për shëndetin dhe jetën. Kjo ndodhte përpara dy vitesh kur produktet ushqimore, shiteshin mes pluhurit e mbeturinave, madje edhe mbi puseta kanalesh e mes rrëkesh me ujëra të zeza, pa ambalazhim, pa certifikim, pa datë prodhimi e afat skadence si buka, mishi, produktet e mishit, qumështi, djathi, gjalpi, peshku, perimet, qoftet, ushqimet e gatshme, prodhimet e brumit sidomos byrektoret, konservimet e prodhuara ilegalisht e primitivisht nëpër “bunkerë” e deri tek pijet “vrasëse”, të cilat prodhoheshin me kimikate e tregtoheshin nëpër pijetore dhe kafene jashtë çdo kontrolli, jashtë çdo sigurie, jashtë çdo higjiene. 
AKU në Elbasan, punë dhe tregues ndryshimi në tregje
Tashmë, tregjet dhe prodhimi ushqimor në qarkun e Elbasanit, kanë këtë realitet: ka ndryshuar siguria, mjediset dje higjiena në njësitë tregtare të hapura e të mbyllura, në dyqane e supermarkete që servirin produkte ushqimore, apo në qendrat ku bëhet përditë konsum produktesh ushqimore si kafene, restorante, “Fast-Food”, tregje piknikësh e tregje ditore në raste eventesh publike masive (dasma), në mensa konviktesh, qendra humanitare, kopshte e çerdhe fëmijësh, në spitale e kudo, sidomos në këtë prag të Vitit të Ri, kur tregu dhe konsumi kanë volum të madh. Në qarkun Elbasan, gjatë periudhës Janar-Nëntor 2015, ka ushtruar kontrollet bazuar në planin vjetor të inspektimeve të miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e AKU Tiranë, në zbatim të Ligjit Nr. 9863 datë 28. 01. 2008 “Për Ushqimin” i ndryshuar , Ligjit Nr. 87/2012 “Për miratimin e aktit normativ nr.4 datë 16.08.2012 me fuqinë e ligjit “Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre”si dhe të Urdhrave dhe Udhëzimeve të ardhura nga Ministri i linjës dhe Drejtimet e punës të AKU në Elbasan
Metodologjia e ndjekur në këtë plan vlen për tu theksuar që krahas këtij plani AKU ka hartuar edhe një guidë “Udhëzues për vlerësimin e rrezikut të OBU” bazuar në një vlerësim pikëzimi, e cila po zbatohet gjatë vitit 2015. Objektivat kryesore të këtij plani në sektorin e kontrollit dhe sigurinë ushqimore në tregje e në prodhim, kanë si qëllim garantimin e sigurisë ushqimore për të mbrojtur shëndetin dhe interesat e konsumatorit shqiptar e cila arrihet. Ja drejtimet kryesore:
1. Duke siguruar që operatorët e biznesit të ushqimit, ushqimit për kafshë me origjinë shtazore dhe jo shtazore përmbushin detyrimet dhe kërkesat në zbatim të legjislacionit në fuqi.
2. Zbatimi i rregullave dhe rregulloreve për ushqimin, ushqimin për kafshë me origjinë shtazore dhe jo-shtazore;
3. Organizimi i kontrolleve zyrtare, monitorimi dhe verifikimi për përmbushjen e kërkesave ligjore nga operatorët e biznesit të ushqimit, ushqimit për kafshë me origjinë shtazore dhe jo shtazore në të gjitha fazat e prodhimit, përpunimit, magazinimit dhe shpërndarjes.
4. Implementimin rajonal dhe lokal
5. Kryerjen e kontrolleve zyrtare dhe zbatimin e planit të marrjes së mostrave, bazuar në vlerësimin e riskut dhe frekuencën e përcaktuar
6. Efikasitetin, cilësinë dhe nivel të lartë transparence të kontrolleve zyrtare
7. Vendosjen e prioriteteve të kontrollit të bazuar në risk
8. Përcaktimin e frekuencës së duhur të kontrolleve zyrtare në lidhje me nivelin e riskut dhe burimet e disponueshme
9. Informimin dhe shfrytëzimin efikas të burimeve njerëzore
10. Përditësime dhe hedhja e të dhënave ne aku.net
11. Ndjekja e praktikave të punës ne biznese për të përcaktuar nivelet e riskut për secilin operator
12. Ofrimin e një sistemi menaxhimi për përcaktimin e objektivave të kontrollit dhe monitorimin e arritjeve në përmbushjen e këtyre objektivave
13. Hedhja ne sistemin elektronik të AKU e gjithë operatorëve të rinj në biznes
14. Takime me operatore biznesi me origjinë shtazore dhe jo-shtazore në drejtim të realizimit të praktikave të mira të punës në stabilimente dhe subjektet ku ata ushtrojnë aktivitet
——————————————————- 
Tregues pune për mbajtjen e tregut nën kontroll
Në zbatim të Ligjit Nr. 87/2012 “Për miratimin e aktit normativ nr.4 datë 16.08.2012 me fuqinë e ligjit “Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre” janë inspektuar gjithsej 154 subjekte, nga të cilat:
Pika Tregtimi të mishit 150 subjekte, ndërsa Pika Therje 4 subjekte
Vetëm në periudhen Shtator – Tetor janë pajisur leje nga QKR pasi kanë plotësuar kushtet e
kërkuara nga ana jonë për ushtrim aktiviteti 27 subjekte të tregtimit të mishit.
Për sezonin turistik veror 2015 janë kryer gjithsej 162 inspektime ku për shkelje të lehta është zbatuar masa administrative “Paralajmërim” për 47 subjekte.
Për kontrollin e djathit me prani të niseshtesë (stabilimente prodhimi, super-markete, 
Mini-markte, dyqane ushqimor etj., janë kryer gjithsej 20 inspektime (17 njësi tregtim
bulmeti, 5 mini-markete, 2 super-markete).Në inspektimet e kryera nuk janë konstatuar shkelje të kërkesave ligjore dhe prani të niseshtesë në djathë.
Kontroll në tregtimin e produkteve të peshkut (molusqeve) në restorante, pika të tregtimit të peshkut dhe magazina frigoriferike të peshkut janë kryer gjithsej 13 inspektime. 
ligjore.
Monitorim të grurit dhe miellit në stabilimentet e blojes dhe magazinat e ruajtjes së tyre 
Janë kryer gjithsej 7 inspektime ku janë marrë 21 mostra zyrtare në produktet: grurë, miell gruri për kontroll treguesish si lagështia, gluteni/proteina, mykotoksina me një numër total të analizave për t’u kryer 63. (jemi në pritje të përgjigjes së këtyre analizave)
————————
AKU Elbasan, bashkëpunim me tatimet kundër informalitetit
Gjatë periudhës Shtator – Nëntor inspektorët e Drejtorisë Rajonale të AKU Elbasan kanë qenë të atashuar dhe në mbështetje të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Elbasan, në zbatim të Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Financave Nr. 12612 P datë 04.09.2015 dhe MBZHRAU Nr. 6830 datë 04.09.2015 me qëllim “Koordinimin e veprimeve të përbashkëta në kuadër të përmbushjes së nismës dhe prioriteteve të Qeverisë Shqiptare per zhdukjen e informalitetit në ekonomi.
Sigal