Elbasan/ Sherr masiv ,thyhet me sende të forta makina e policisë

333
Sigal

Një përplasje midis disa personave është shënuar në orët e mbrëmjes në qytetin e Elbasanit, në lagjen ’28 Nëntori’. Por përplasja midis personave ka devijuar në përplasje të tyre me policinë. Këta persona kanë ushtruar dhunë ndaj policisë me mjete të forta, madje duke thyer edhe xhamat e njërit prej mjeteve të policisë. Fatmirësisht nga kjo përplasje efektivët e policisë nuk kanë pësuar lëndime. Ndërkohë që burime nga terreni bëjnë me dije se policia e Elbasanit po përpiqet ta mbajë të fshehtë këtë ngjarje.