Elbasan/ Rrëshqitje masive dherash, banorët në rrezik

675
Fenomeni i rrëshqitjes së dherave shfaqet prej 20 vitesh në fshatin Cerunjë të Elbasanit, ku rreth 70% e popullsisë së tij është shpërngulur kohët e fundit që andej, pasi me dhjetëra banesa janë shkatërruan plotësisht.
Emergjencat Civile në Prefekturën e Elbasanit raportuan se mbrëmjen e kësaj të shtune janë sinjalizuar nga banorë të fshatit Cerunjë se rrëshqitja dhe fundosja e tokës ka filluar që në orët e para të mëngjesit të kësaj fundjave dhe po vazhdon.

Emergjencat civile kanë konfirmuar se do dërgojnë një ekip verifikimi në terren dhe se po mbajnë kontakt me Njësinë Administrative për çdo zhvillim, pasi nga rrëshqitja janë në rrezik disa familje, banesat e të cilëve tyre rrezikojnë shembjen.
Sigal