Sigal

Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Shënkoll” në Elbasan.

Sipas policisë  shtetasi L.L.,  për motive të dobëta ka  plagosur me mjet prerës   thikë fqinjin e tij  shtetasin A.Sh., 36 vjeç,  banues në lagjen Shënkoll, Elbasan, i cili është transportuar në Spitalin  e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.