Sigal

Në rrethana të paqarta ka ndodhur natën duke gdhirë dita e sotme, djegia e një automjeti në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, ku ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Benz”, raporton noa.al, duke cituar burime zyrtare nga policia lokale.

Mësohet se mjeti ishte në pronësi të shtetasit V. B., vjeç 59, banor i kësaj lagjeje.

Makinën, 59-vjeçari e kishte parkuar para banesës.

Policia tha se deri ta nuk ka idenë pse ka ndodhur djegia e makinës.

Ajo tha se po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.