Elbasan/ Makina përplas këmbësoren pranë shkollës, në gjendje të rëndë në spital

340
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmje në qytetin e Elbasanit. Një makinë ka përplasur një këmbësore pranë shkollës ‘Naim Frashëri’ të këtij qyteti. Burime nga terreni mësohet se këmbësorja ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit. Ndërkohë që makina që e ka përplasur është tip ‘Benz’.