Elbasan/ Makina ‘fluturon’ në ajër përfundon mbi hekurudhë, plagosen rëndë disa persona

281
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasdites në aksin rrugor Elbasan-Librazhd pranë fshatit Labinot-Fushë.

Mjeti mësohet se ka dalë nga rruga dhe ka fluturuar në ajër, duke përfunduar mbi shinat e hekurudhës.

Deri tani raportohet se nga kjo ngjarje aksidentale kanë mbetur të plagosur rëndë disa persona që po udhëtonin me këtë mjet të cilat po dërgohen me urgjencë në drejtim të Spitalit Rajonal të Elbasanit.

Nuk ka ende informacion mbi gjendjen e tyre shëndetësore si dhe emrat e personave të plagosur.