Elbasan/ Dhunoi mjekët dhe policët, arrestohet 28-vjeçari

558
Sigal

Një 28 vjeçar është arrestuar pasi është konfliktuar me mjekët në spitalin e Elbasanit.

I riu me inicialet D.K, gjatë momentit të arrestimit është kofliktuar fizikisht edhe me forcat e policë, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e këtij incidenti.

Policia ka njoftuar ky shtetas ka shkuar në Spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore dhe është konfliktuar me stafin mjekësor.

Pas marrjes së njoftimit menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje por gjatë shoqërimit ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë Punonjësit e Policisë së Rendit.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.