Sigal

Goditet  një rast i shpërndarjes së lëndeve narkotike në doza të vogla në Elbasan.

Në pranga ka rënë shtetasi Rudin Haseqiu, 26 vjeç, banues në  lagjen “Aqif Pasha”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion se në lagjen “5 Maji” ky shtetas  po transportonte një sasi lëndë narkotike për ta shitur në doza.

Gjatë kontrollit të ushtruar  në mjetin e tij me targa AA 139 NE, shërbimet e policisë gjetën dhe bllokuan në cilësinë provës materiale 289 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.