Elbasan, 64-vjeçari me probleme mendore vetëhidhet nga tarraca e pallatit, humb jetën

236
Sigal

Një 64-vjeçar është vetëhedhur nga tarraca e banesës së tij paraditen e sotme në Elbasan.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se shtetasi me inicialet A.Sh., i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor është vetëhedhur nga tarraca e pallatit ku banonte, dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.09.2021, rreth orës 10:40, në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan, shtetasi A.Sh., 64 vjeç, ( me probleme të shëndetit mendor) , banues në Elbasan, është vetëhedhur nga taraca e pallatit ku banonte, dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.