Ekzekutimi i Arjan Gosës/ Habib Rexha u zhduk me një Volkswagen, e kishte blerë pak ditë para se të kryente vrasjen

151
Sigal

Autori Habib Rexha e kishte organizuar më së miri vrasjen e 48 vjeçarit Arjan Gosa.

Këtë dyshim policia e Kavajës e ka faktuar nga automjeti që 31 vjeçari ende në arrati ka përdorur ditën e ngjarjes.

Makina tip Volkswagen rezultoi të ishte në pronësi të një qytetari dhe jo të Habib Rexhës. Pronari i ligjshëm i mjetit u shoqërua në komisariat ku ka deklaruar se makinën ia kishte shitur Rexhës, por që ende nuk kishin bërë kontratë noteriale.

Edhe sipas vëllezërve të 31 vjeçarit makina ishte blerë nga Habib Rexha, pasi ai kishte ardhur nga Italia.