Ekstradohet në Greqi ukrainasi Maryan Yatsula, killeri me pagesë u arrestua në Kakavijë

587
Sigal

Ekstradohet në Greqi një ukrainas i akuzuar për vrasje, i cili fshihej në Shqipëri.

Shtetasi Maryan Yatsula, 28 vjeç ishte në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për një vrasje të ndodhur më 25 prill të vitit 2018 në Athinë, ku dyshohet se në bashkëpunim me një mikun e tij, ai ka vrarë me thikë një person.

Ai është arrestuar më 5 mars 2019, në Kakavije pasi udhëtonte me letra false. Në momentin e ndalimit nga policia, ai ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, dhe më pas është prangosur.

Njoftimi i policisë:

Interpol Tirana,

Ekstradohet drejt Greqisë një shtetas ukrainas, i kërkuar nga drejtësia greke, i dyshuar për vrasje.

Nga specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi, nga vendi jonë drejt Greqisë, i shtetasit ukrainas, M. Y, 28 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore greke më datë 29.10.2018, kanë lëshuar urdhër-arresti ndaj këtij shtetasi i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja” dhe “Armëmbajtja pa leje”, të parashikuara nga Kodi Penal grek.

Më dt 25.04.2018, rreth orës 22:15, në sheshin “Exharcia”, Athinë, dyshohet se shtetasi ukrainas M. Y. në bashkëpunim me një shtetas tjetër ka ka sulmuar një shtetas me një shufër hekuri dhe më pas e ka goditur 6 herë me thikë duke i shkaktuar vdekjen.

Ky shtetas më datë 05.03.2019 është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijes dhe në momentin e kapjes ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë por është neutralizuar dhe prangosur.

Shtetasi M.Y, udhëtonte në drejtim të Greqisë me kartë identiteti, pasaportë dhe patentë, të falsifikuara. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur ekstradimit i tij drejt Greqisë.