‘Ekstazi’ për pushuesit në Drimadhë, shpërndarësi nga Tirana kapet me 100 kokrra dhe para

370
Sigal

Një shpërndarës droge në plazhin e Drimadhës, që kishte gjetur treg pushuesit, u arrestua nga Policia e Vlorës. Atij iu gjetën 100 kokrra ekstazi, drogë stimuluese dhe afro 1 milionë lekë më vete.

Arrestimi i tij u bë në kuadrin e operacionit “Drimadha” nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve.

Pas informacioneve në rrugë operative se në zonën e Drimadhës, shpërndahej drogë stimuluese nga një persona, Policia ka ka vënë në pranga 22 vjeçarin nga Tirana S.K

Gjatë kontrollit, i gjeti 100 kokrra “ekstazi”, drogë stimuluese, si dhe një sasi valute prej 525 eurove dhe 60.000 lekë të rinj, të cilat dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”