Eksperti i Shëndetësisë Erion Dasho/ Thirrje ministres dhe Komitetit: Ose pranoni që jeni të paaftë, ose keni gënjyer me përmasat e pandemisë

302
Sigal

 

Eksperti i shëndetit publik, doktor Erion Dasho, përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka drejtuar një thirrje autoriteteve shëndetësore në vend, që të bëjnë të ditur shifrat reale të pandemisë. Ndërsa llogarit numrin e pacientëve në spitale, sipas shifrave të deklaruara, shkruan se pavionët e reanimacionit kanë patur raste kur kanë trajtuar 25 pacientë (18 tetor) dhe numri më i lartë i pacientëve të intubuar ka qenë 12 (23 korrik). Në këtë kuadër ai pyet, si ka mundësi që bllokohen sot tre spitale me numra 2.5 dhe 3 herë më të ulët?!

Në se janë plotësuar vendet në 25 shtretërit reanimatorë apo 12 pajisjet e intubimit, ku janë ventilatorët që kemi parë nëpër televizione herë të dhuruar nga Komisioni Europian dhe herë të marrë borxh nga vende të ndryshme?!”, shkruan Dasho.

PAAFTËSI APO MANIPULIM?!, -shkruan Dasho.

“Dje Dr. Ilir Allkja, në një status të shkruar rreth orës 12.00 të natës, përshkruante përvojën personale dhe të mjekëve të tjerë të urgjencës rreth tij. Disa ambulanca urgjence (përfshi edhe ambulancën ku ndodhej doktori) kishin sjellë pacientë në spitalet COVID dhe qëndronin para dyerve të spitaleve duke i trajtuar ata brenda makinave në pritje të lirohej një shtrat.

Në kohën kur Ministria raporton 10 pacientë me COVID në reanimacionet e të tre spitaleve COVID dhe 4 të intubuar!!! Këtu diçka nuk shkon!

Pavionët e reanimacionit kanë patur raste kur kanë trajtuar 25 pacientë (18 tetor) dhe numri më i lartë i pacientëve të intubuar ka qënë 12 (23 korrik). Si ka mundësi që bllokohen sot tre spitale me numra 2.5 dhe 3 herë më të ulët?!

Në se problem janë 346 shtretërit “e zakonshëm” spitalorë që okupojnë pacientët me COVID, atëherë Ministria dhe Komiteti janë duke u mbytur në një pikë uji, pasi Shqipëria ka mijëra shtretër të tillë!

Në se janë plotësuar vendet në 25 shtretërit reanimatorë apo 12 pajisjet e intubimit, ku janë ventilatorët që kemi parë nëpër televizione, herë të dhuruar nga Komisioni Europian dhe herë të marrë borxh nga vende të ndryshme?!”, -thekson ndër të tjera ai.

Në se problem janë manipulimet me shifrat dhe numri i pacientëve në spitale është më i lartë se 346 dhe numri i pacientëve në pavionin e reanimacionit është më i lartë se 10, atëherë le të bëhet e ditur gjendja e vërtetë!

Sot Ministria dhe Komiteti duhet të shprehen hapur në se janë të paaftë edhe të përdorin shtretërit dhe pajisjet që kanë në dispozicion apo kanë gënjyer me përmasat e epidemisë!

Në të dy rastet bëjnë mirë të marrin këdo nga oficerët e ushtrisë shqiptare dhe ta vendosin në krye të punëve. Me siguri do ta njohë organizimin dhe logjistikën dhjetëra herë më mirë se “specialistët” e ministrisë dhe “ekspertët” e komitetit…”