Eksperienca e klientëve në degën e fokusit të Drejtuesve Ekzekutivë të Credins Bank

474
Në një bisedë me stafin, Drejtori I Përgjithshëm thekson dhe njëherë rëndësinë e ndërtimit të një marrëdhënie afatgjatë me klientin.
Implemetimi programit për rritjen e efektshmërisë së forces shitëse, që nisi si një projekt pilot para katër vitesh në Credins Bank, është shtrirë tashmë në të gjithë rrjetin e degëve, duke kontribuar në një kulturëtë re komunikimi me klientin dhe në rritjen e reputacionit të bankës. Ky program ka ndryshuar përqasjen me klientin,ka rritur proaktivitetin dhe çka është shumë e rëndësishme, ka ndikuar ndjeshem në klimën e brendshem të stafit. Pavarësisht stepjes në fillim nga kyprojekt, gradualisht, rezultatet e matshme treguan se mund ta bëjnë edhe punën të matshme, duke vleresuar individin, duke nxitur punën në ekip, dhe duke sjellë përmirësim të vazhdueshëm në Credins bank. Programi është shoqëruar me skema të reja incentivimi, por dhe me një dialog intensiv midis stafit në degë me Drejtuesit e Lartë. 
“Nje kafe në Credins”është një format takimesh jo-formale me pjesëmarrjen e Drejtuesve Ekzekutive të bankës, ku,në një bisedë të lirë me shitësit më të mire të Credins, identifikohen arritjet, përcillet feedback mbipritshmëritë e klientëve por dhe konstatohen veshtirësitë e nevojat për përmirësimet e sistemeve, logjistikës, produkteve e keshtu me rradhë. 
Gjatë bashkëbisedimit të djeshëm me Drejtorin e Përgjithshëm,zotin Maltin Korkuti,stafi u shpreh se ky projekt jo vetëm ka sjellë rritjen e ndëgjegjësimit por ka rriture dhe ambicjen në punë për rezultatet e më tejshme. Drejtori nga ana e tije informoi punonjësit se fokusi I bankës,në përputhje me zhvilimin tekonologjik,është krijimi I një atmosferesa me positive për klientin dhe optimizimi I marrëdhënies klient – bankë perms dixhitalizimit të produkteve dhe automatizimit të mëtejshëm të proceseve të punës. Efekti kryesor që synohet nga kjo përqasje është ti jape stafit në degë më shumë kohe dhe mundësi për të dëgjuar dhe kuptuar nevojat e klientit, duke I bëre klientët ta përjetojnë në mënyre same positive eksperiencën e tyre në bankë e ta konsiderojnë Credins partnerin e rrugëtimit të tyre të suksesit. 
Takimi u mbyll me ndarjen e çmimeve për shitësit më të mirë, fitues të një udhëtimi turistik.
Sigal