Eklips i parë hënor do ta kthejë hënën në të kuqe këtë fundjavë

344
Sigal

Hëna do të shkëlqejë me një ngjyrë të kuqe të ndezur gjatë eklipsit të parë total hënor të këtij viti që ndodh këtë fundjavë. Një eklips i pjesshëm do të fillojë në orën 22:27 të dielën, me eklipsin total të Hënës që fillon në orën 23:29.

Hëna e plotë është një fazë hënore që ndodh afërsisht një herë në muaj kur sateliti ynë natyror ndodhet përballë diellit, me Tokën në mes. Gjatë hënës së plotë, ana e hënës që shikon drejt planetit tonë ndriçohet plotësisht, duke u shfaqur si një rreth i përsosur. Hëna e plotë këtë muaj do të jetë e dukshme natën e 15-16 majit kjo hënë quhet ndryshe “Hëna e luleve”

Sipas Earth Sky, prisni baticë më të lartë se zakonisht, pas këtij eklipsi. Një ose dy ditë pas eklipsit, njerëzit që jetojnë përgjatë vijës bregdetare mund të presin baticë më të lartë se zakonisht.

Disa e quajnë këtë lloj baticash batica pranverore. Por në vitet e fundit, meqenëse hënat e reja të afërta ose të plota janë quajtur superhëna , baticat ekstra të larta që ato sjellin quhen nganjëherë baticat e superhënës.

Jo të gjithë do të jenë në gjendje të kapin një paraqitje të shkurtër të eklipsit total hënor, sepse duhet të jetë natë për ta parë atë, tha Noah Petro, shefi i Laboratorit të Gjeologjisë Planetare, Gjeofizikës dhe Gjeokimisë të NASA-s.

Eklipsi total i Hënës do të jetë i dukshëm në pjesën më të madhe të Afrikës, Europës dhe Amerikës së Jugut dhe në pjesën më të madhe të Amerikës së Veriut.

Rreth dy eklipse hënore ndodhin çdo vit dhe tjetri do të jetë një eklips total hënor në nëntor. Pastaj nuk do të ketë një tjetër eklips total hënor deri në mars 2025, shtoi ai.

Si të shikoni eklipsin

Është krejtësisht e sigurt që mund të shihet një eklips hënor me sy të lirë, sipas Petro.

“Kjo është gjëja më e mirë për eklipset hënore është se nuk kërkon pajisje tjetër përveç një pasion dhe interes për të qenë jashtë dhe një horizont të qartë.Për kushte optimale shikimi, shmangni dritat e ndritshme dhe ndërtesat e larta që mund të pengojnë shikimin tuaj,”- tha Petro

Ndërsa kulmi i eklipsit mund të zgjasë vetëm për një kohë të shkurtër, tonet ngjyrë bakri të hënës do të ndryshojnë gjatë natës.

Do të ketë edhe shtatë hëna të plota në vitin 2022 të cilat janë me 14 qershor: Hëna luleshtrydhe, 13 korrik, 11 gusht, 10 shtator: Hëna e korrjes, 9 tetor: Hëna e gjahtarit, 8 nëntor: Hëna e kastorit, 7 dhjetor: Hëna e ftohtë

Këta janë emrat e popullarizuar që lidhen me hënat e plota mujore, me origjinë nga fiset indigjene amerikane.