Edmond Budina mes lotëve: Miqtë e mi mos u shisni për një copë buke, ky është fundi!

495
Sigal

I prekur dhe mes lotëve, regjisori Edmond Budina ka qenë sot në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, kur u përball me dhunën policore, dhe u tërhoq me forcë nga disa efektivë. Në një komunikim mes mediave, Budina tha se Teatri do të jetë varreza e Edi Ramës.

“Është një nga ditët më të dhimbshme të jetës sime, i bëj thirrje dhe kryeministrit, që më ke zënë prej krahu dhe më ke tërhequr zvarrë, u bëj thirrje të gjithëve që të mos tentojnë më që të prishin këtë pasuri kombëtare. Unë them që ky është fundi i demokracisë shqiptare, ky është një regjim fashist, prandaj ky popull duhet të ngrihet i gjithi në këmbë.

Teatri do të jetë varreza e fundit e këtij regjimi, unë falenderoj popullin e Tiranës që na ka mbështetur, dhe është pranë nesh. Të dashur miq mos u shisni për një copë bukë, hajdeni që të jemi bashkë, të ngrihemi të gjithë bashkë për të mbrojtur demokracinë dhe lirinë.

Unë nuk marrë përsipër për të thënë se si do të vijojë aksioni, unë nuk bëj deklarata se do të japim jetët tona, pasi këto patetizma nuk na shkojnë, ama rezistenca jonë nuk do të ndalet, kaq. Ne kërkojmë që të ketë një Teatër të ri, dhe rikonstruktimin e kësaj godine”, u shpreh regjisori.