#Edheune/ Shkrimtari i njohur: Mos votoni, lëreni të çmendurin drejt greminës

603
Sigal

Nismës qytetare #Edheune kundër votimeve monopartiake të ditës së nesërme të organizuar nga Edi Rama, i është bashkuar edhe shkrimtari i njohur Agron Tufa.

Me një status në Facebook, Tufa bën thirrje për mos votim, ndërsa kërkon që të çmendurin Edi Rama ta lëmë të shkojë në greminë.

Reagimi i plotë i Agron Tufës:

MOS VOTONI! LËRENI TË ÇMENDURIN DREJT GREMINËS

3 dhjetor 1945 – gjyshërit tanë o nga naiviteti, o nga mungesa e rrugëdaljes dhe dhuna, votuan dhe hynë në diktaturën e terrorit të pandërprerë komunist.
Kjo ishte tragjedia.

30 qershor 2019 – nipër e mbesa, stërnipër e stërmbesa mëdyshen të hyjnë në diktaturën më të ndyrë neokomuniste.

Kur tragjedia përsëritet, si quhet?

Mos e hidhni këtë hap fatal!

Mos i jepni rrokullimën atdheut tuaj në një diktaturë tjetër moniste, skllavëruese e perverse! Mos u bëni mallkimi i të ardhmes suaj e të fëmijëve tuaj!

Kjo do t’ju terrorizojë në këtë e në atë jetë! Mos e ndiqni verbërisht të Çmendurin drejt greminës!

#Edheunë