Edhe Triporti në Vlorë bie në dorën oligarkëve të PPP

103
Sigal

Nuk ndalen koncesionet. Edhe pse pothuajse të gjitha PPP-të kanë qenë të dyshimta dhe po hetohen nga prokuroria, vijon skema e dhënies me koncension të pasurive shtetërore. Shfrytëzimi pa kriter i pasurive të shqiptarëve, pasuron oligarkët e koncesioneve me 720 milionë euro referuar shifrave të Open Data 2019.Triporti në Vlorë do të jepet me koncesion. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku njoftoi miratimin e kontratës së koncesionit të partneritetit publik-privat. Sipas Ballukut Triporti do të jetë një port i integruar.

Një tjetër projektvendim i rëndësishëm, që u aprovua ishte miratimi i kontratës së koncesionit të partneritetiT publik-privat, për projektin “Ndërtimi dhe mirëmbajtja e Portit të integruar në Triportin Vlorë”. Ky është një projekt që e kemi thënë prej kohësh, që Triporti do jetë porti më i ri modern i ndërtuar në zonën e Vlorës, i cili do jetë një port i integruar. Sot, ka vetëm shërbimet e peshkimit, por në të ardhmen do të ketë të gjitha shërbimet komerciale, bazuar në kalatat e reja që do ndërtohen atje. Sigurisht duke akomoduar dhe pjesën e peshkimit, por mbi të gjitha edhe mirëmbajtjen e anijeve. Një pjesë e munguar deri më sot, që shpesh peshkatarët duhet t’i drejtoheshin Italisë për ta bërë këtë.

Është një nga kontratat më të mira të partneritetit publik – privat që ne kemi nënshkruar dhe do ta vëmë në zbatim menjëherë pas zbardhjes në fletoren zyrtare, pasi parashikohet që ky financim të fillojë të paguhet nga shteti shqiptar vetëm në momentin kur projekti do ketë përfunduar së ndërtuari dhe në nisjen e parë të operimeve.

Nga të ardhurat që vetë porti do të krijojë, do të jetë moment, që do fillojë të paguhet e gjithë shuma e këtij projekti. Deri atëherë Qeveria shqiptare nuk do të ketë asnjë detyrim financiar”, deklaroi ministrja.