Edhe 70 milionë euro koncesionarit të laboratorëve/ Qeveria ka miratuar një tjetër koncesion për shërbimet e laboratorëve në spitalet universitare dhe atyre bashkiake . Lidhjet e dyshimta korruptive mes dy kompanive të regjistruara si të ndara në Tiranë, por që në Holandë figurojnë me të njëjtin administrator

973
Sigal

Vendimi i publikuar në faqen zyrtare të qeverisë nuk përmban detaje të mëtejshme lidhur me këtë PPP

Qeveria nuk ndalet, jep një tjetër koncesion në Shëndetësi me dyshime për korrupsion

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave janë miratuar kontratën koncesionare për “ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjes”. Vendimi i publikuar në faqen zyrtare të qeverisë nuk përmban detaje të mëtejshme lidhur me këtë koncesion.

Vendimi: Precedenti dhe dyshimet për korrupsion

Dhënia me koncesion e shërbimit laboratorik në spitale ka sjellë jo pak diskutime publike më parë, madje nuk kanë munguar as protestat. Historia e dhënies me koncesion të shërbimit laboratorik nisi që në vitin 2015 kur Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe IFC nisën një studim fizibiliteti se si mund të jepej me PPP edhe ky shërbim. Mjekë dhe laborantë që punojnë në spitalet publike e kundërshtuan pasi e konsideronin si një akt të rrezikshëm me pasoja afatgjata ne sistemin laboratorik publik. Po kështu ata argumentonin se dhënia me koncesion do të kishte impakt negativ në cilësinë transparencën dhe besueshmërinë e pacientit ndaj shërbimit dhe koncesioni do të nxiste mjekët për të kërkuar edhe analiza të panevojshme me qëllim rritjen e fitimeve. Por edhe pas protestave dhe debateve dhënia me koncesion u miratua dhe u lidh kontrata me fituesin që në vitin 2017. Në prill u dha me koncesion shërbimi i Laboratorëve në Shqipëri, me vlerë 70 milion euro, për 10 vitet e ardhshme. Koncesioni kishte të bënte me administrimin e analizave të 18 spitaleve publike shqiptare. Siç u raportoi disa ditë më parë, Qeveria shpalli fitues të koncesionit të laboratorëve bashkimin e kompanive AB Laboratory Solutions B.V, Arimo B.V dhe Vendeka European Investiment B.V e cila është në pronësi të Klodian Allajbeut 100%. Emri i Vendeka-s dhe pronarit të saj është zbuluar rastësisht duke hetuar mbi abuzimet e Tregut Agro Ushqimor të Tiranës: Allajbeu i ka transferuar Vendeka-s, pra shoqërisë së tij në Holandë, aksionet e shoqërisë Agromark, pronare e 33% të Tregut të Tiranës. Pikërisht, Holanda është edhe pika që i bashkon këto dy koncesione në një dorë të vetme, atë të Klodian Allajebut. Shoqëria Arimo B.V. që kontrollon shumicën e PPP mbi hemodializat dhe shoqëria Vendeka janë të regjistruara në të vërtetë në të njëjtën adresë: Nassaulaan 2 A, 2514 JS, Hagë. Deri më 17 janar 2017 të dyja shoqëritë janë administruar nga e njëjta shoqëri holandeze, Capita Asset Services. Të njëjtën ditë, të dyja ndryshojnë administrator dhe i besojnë administrimin ITPS, një tjetër shoqërie holandeze. Por koncesioni i laboratorëve është i shoqëruar nga një tjetër skandal, pasi një prej kompanive që është shpallur fituese nuk u paraqit asnjëherë për të diskutuar detajet e marrëveshjes. Pardje, në një konferencë me temë shëndetësinë, kryetari i PD-së Lulzim Basha u shpreh se shqiptarëve po u bëhet një vjedhje e madhe përmes PPP-ve në shëndetësi.