E vërteta e laboratorit në qytetin ku nisi Koronavirusi dhe skenari i përhapjes së pandemisë

11626
Sigal

Në një emision televiziv italian, mjekë dhe ekspertë hodhën dritë mbi disa fakte që deri më tani nuk ishin bërë publike dhe që lidheshin me burimin e vatrës së koronavirusit. Sipas ekspertëve, 6 vjet më parë Kina dhe Franca kishin njoftuar ndërtimin e një biolaboratori me fokus viruset infektuese dhe vdekjeprurëse për njerëzit.

Duke mos dhënë shumë detaje, se përse ky laborator u ngrit pikërisht në Wuhan, epiqendra e koronavirusit që po përhapet sot nëpër botë, ajo që thuhet ka të bëjë me numrin e popullsisë dhe një zgjedhje e OBSH.

Sipas mjekëve dhe ekspertëve italianë të fushës ky nuk është një laborator që kontrollohej nga qeveria kineze; Përkundrazi rezulton një laborator i nivelit katër dhe një qendër kërkimore e OBSH. Për herë të parë është bërë publik faktin se se perëndimi kishte qasje në këtë laborator në Wuhan. Në 2015, u regjistrua në SHBA një patentë për një formë koronavirusi të zbutur, sepse një lloj jo i zbutur do të ishte shumë më vdekjeprurës – thanë të pranishmit në emisionin televiziv, duke zbardhur të vërtetën e laboratorin dhe skenarin e përhapjes së pandemisë.

Ata thanë gjithashtu se laboratori duhet të ishte i gatshëm në 2018 dhe sipas spikerit italian, kjo e dhënë gjendet dhe në internet. Agjensia që e regjistroi ishte “The Pirbright Institute”, një institut që është nën kontrollin e qeverisë britanike. Një prej sponsorëve kryesorë të këtij laboratori është OBSH-ja, Komisioni Europian dhe fondacioni Bill e Melinda Gates.

Marsin e 2019-tës, Kanadaja, nga laboratori kombëtar i mikrobiologjisë, i dërgon një paketë virusesh letale laboratorit të Wuhanit. Kjo u bë përmes një operacioni sekret dhe shkaktoi deri diku një lloj skandali, sepse Kina shfaqi shqetësim për këtë dërgesë – u deklarua në tv italian.

Në 18 tetor, Johns Hopkins Center for Health Security, World Economic Forum në bashkëpunim dhe me fondacionin Bill e Melinda Gates, mblodhën 15 liderë qeverish e biznesesh dhe të shëndetit publik, për të simuluar një skenar pandemie nga koronavirusi që shkatërron planetin duke marrë 60 milionë jetë njerëzish, që në rastin e supozuar niste Brazili, e quhej “Eventi 201”.

Dhe koincidenca e fundit, pikërisht në atë kohë mbërritën tamam në Wuhan 300 ushtarë amerikanë, të dërguar me rastin e Military World Games. Duke qenë se koha e inkubacionit të koronavirusit është 14 ditë, dhe amerikanët ishin atje në 15 tetor, dhe rasti i parë shpërthen në Ëuhan në 2 nëntor. Ëuhani ndërkohë është një qytet kyç për transportin në vend, me një numër shumë të madh lëvizjesh, ndërsa emergjenca ndodh pikërisht në kohën e Vitit të Ri Kinez, atëherë kur lëvizin miliona njerëz, që marrin trena, avionë, tragete. Me pak fjalë, skenari perfekt për përhapjen e një pandemie