E rrëmbyen dhe e vranë në makinë, detaje nga krimi në Tepelenë

592
Sigal

Një 47-vjeçar mbeti i vrarë në dalje të Tepelenës mbrëmjen e shkuar, ndërsa vëllai i tij është plagosur rëndë. Viktima është A. B., kurse i plagosur ka mbetur A. B., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se autorët kanë qëlluar me armë zjarri mbi banesën e dy vëllezërve duke lënë të plagosur rëndë A. B., ndërsa kanë marrë me forcë në makinën e tyre 47- vjeçarin. Më pas ata e kanë qëlluar për vdekje dhe e kanë hedhur pranë vendit ku punonte si roje në një kompani inertesh.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje apo autorët. A. B. nuk është një emër i panjohur për policinë. Bresha është ndaluar nga Policia e Gjirokastrës me një ton lëndë narkotike marijuanë në vitin 2017.

Ndërsa uniformat blu kanë ngritur menjëherë pika kontrolli në akset rrugore nacionale dhe ato rurale që lidhen ne qytetin e Tepelenës.