E rrahën për vdekje 56-vjeçarin, bien në pranga dy vlonjatët

697
Sigal

Ditën e djeshme në qytetin e Vlorës ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Dy persona me inicialet  A. H., 48 vjeç, dhe N. H., 57 vjeç, kanë goditur fizikisht deri në vdekje 56 vjeçarin për motive të dobëta. Policia e Vlorës ka arrestuar sot dy autorët e ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i policisë:

Policia ka arrestuar në flagrancë për veprën penale “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim të shtetasve: A.H., 48 vjeç, banues në Vlorë, N.H., 57 vjeç, banues në Vlorë, A.H., 56 vjeç, banues në Vlorë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në lagjen “1 Maji”, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur fizikisht shtetasin S.M., 56 vjeç, për pasojë ka gjetur vdekjen.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprime të mëtejshme.