E rëndë/ Tregtari i helmuar nga gazi rënkon i shtrirë në dyqanin e tij

549
Sigal

Hedhja masive e gazit lotsjellës nga ana e policisë ka bërë që disa protestues të paraqesin edhe probleme shëndetësore.

Kjo nuk iu ka ndodhur vetëm protestuesve të pranishëm përpara Kuvendit por, edhe qytetarëve të thjeshtë, që kanë qenë duke udhëtuar në këtë pjesë të qytetit apo edhe për ata që kanë bizneset e tyre aty afër.

Njëri nga këta të fundit shihet në videon e mëposhtme, ku një tregtar që shet këpucë në një dyqan pranë godinës së Kuvendit, nga hedhja e gazit lotsjellës ka paraqitur problem shëndetësore.

Ai, siç shikohet në video, është shtrirë në dyshemenë e dyqanit të tij dhe rënkon për shkak të pasojave të sasisë së madhe të gazit që është hedhur.

Disa protestues kanë hedhur kapsolla, tymuese dhe shashka brenda gardhit rrethues të godinës së Kuvendit të Shqipërisë ku sapo ka përfunduar edhe seanca plenare në punimet e të cilës mori pjesë vetëm mazhoranca.

Në drejtim të forcave të rendit janë hedhur shashka dhe flakadanë ndërkohë që drejtuesit e opozitës po mbanin fjalën e tyre.

Gjatë protestës hedhja e gazit nga ana e policisë nuk ka kursyer edhe përfaqësuesit më të lartë të opozitës pranë këmbëve të të cilëve janë hedhur bombula gazi lotsjellës.

Policia përdori pretekstin e përplasjes së protestuesve ku mbetën të plagosur edhe dy efektive të cilët u detyruan të tarhiqen nga pjesa kordoni mbojtës përpara Kuvendit, për të hedhur gazlotsjellës.