E rëndë/ Shkëputet dhe bie në rrugë fasada e pallatit shumëkatësh te Astiri

389
Sigal

Bie fasada e një pallati shumëkatësh në zonën e “Astirit” në Tiranë. Ngjarja e frikshme ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në zonën e Bulevardit të Ri. Fasada me pllaka e pallatit shumëkatësh është shkëputur dhe ka rënë në trotuarin dhe rrugën ngjitur, duke shkaktuar edhe shkatërrimin e një tende dhe disa kangjellave. Është e paqartë nëse ka persona të lënduar. Sakaq, policia bashkiake ka mbërritur në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën.