E rëndë në Tiranë, bie nga lartësia ku po punonte, ndërron jetë 59-vjeçari

72
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Tiranë.

Policia njofton se një 59-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga lartësia ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.01.2022, rreth orës 13:00, në rrugën “Gjergj Legisi”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi K. K, 59 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.