E rëndë në Lezhë, makina përplas 7-vjeçarin, vogëlushi dërgohet me urgjencë në spital

138
Sigal

Një aksident i rëndë është shënuar në Bulevardin Gjergj Fishta në Lezhë.

Një automjet ka përplasur një fëmijë 7 vjeç. Fëmija është dërguar me urgjencë në spital, ndërkohë mësohet se policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po mbledh provat e mjaftueshme materiale për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.