E rëndë në Kukës/ Po lëvizte me biçikletë, makina përplas për vdekje 30-vjeçarin

95
Sigal

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në Shtiqën të Kukësit.

Makina ka përplasur 30-vjeçarin me inicialet S.D, që lëvizte me biçikletë, ku si pasojë i riu ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Kukës/ Informacion paraprak

Më datë 12.01.2022, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Ura 6-metroshe”, shtetasi A. B., 47 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”,  ka aksidentuar shtetasin S. D., 30 vjeç, i cili levizte me biçikletë, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.