E rëndë në Gramsh/ Hidhet nga ballkoni i katit të gjashtë ku banonte, vdes e moshuara

187
Sigal

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Gramsh.

Burime zyrtare thanë se 68-vjecarja me inicialet A.J, ka gjetur vdekjen e menjëhershme duke u hedhur nga kati i gjashtë i banesës ku jetonte.

Ende nuk dihen arsyet që kanë shtyrë të moshuarën të ndërmarrë këtë akt.

Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 11:45, në lagjen Sporti, Gramsh, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, shtetasja A. I., 68 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.